Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gaz Demi flet për aleancat dhe arbitrimin: Nuk më interesojnë, shefi i gjyqtarëve t'i bëjë thirrje Dukës

Shkruar nga NEWSPORT
Gaz Demi flet për aleancat dhe arbitrimin: Nuk më interesojnë,

Gaz Demi ka dhënë një prononcim për RTSH Sport ku ka folur për situatën aktuale në të cilën gjendet Partizani. Presidenti i të kuqve e thekson se skuadra e tij është në ngritje vit pas viti, por gjithashtu ironizon Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa thotë:

"Më ka bërë përshtypje deklarata e fundit e presidentit të Komitetit të Arbitrimit Tahir Kastrati, i cili së fundmi i ka kritikuar të gjithë arbitrat për ndeshjet e Javës së 34 të kampionatit. Nuk dua të merrem me arbitrimin.

Kastrati i ka bërë thirrje edhe presidentëve të klubeve të jenë sa më bashkëpunues dhe ti denoncojnë me fakte , sigurisht nëse kanë, gjyqtarët e korruptuar.

Them se më parë Kastrati duhet ti bëj thirrje presidentit të vet të FSHF-së dhe vetes së tij meqë është edhe president i Komitetit të Arbitrimit , në mënyrë që ta rregullojnë këtë punë sa më mirë.

- Sa e kanë sfiduar Partizanin aleancat e rivalëve?

Është një Partizan që po ngrihet nga dita në ditë më i mirë. Këtë punën e aleancave nuk dua ta dëgjoj se çfarë bëjnë të tjerët , ne si Partizan do të jemi gjithmonë në garë sipas rregullave.

Partizani do të jetë mbi nivelin e Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo është e sigurtë", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga