
Genoa është duke kaluar një situatë jo pozitivie në Seria A, këtë sezon të ri futbollistik teksa renditet në vend të parafundit me 5 pikë. Pas humbjes së sotme 5-1 ndaj Parmës së Dermaku-t, dhe vendin e Aurelio Andreazzoli në stol mund ta zënë tre emra të njohur trajnerësh në Itali.
Për stolin e Genoa mendohen tre emra, Alberto Guidolin, Massimo Carrea dhe ish trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso. Ky i fundit u përfol gjithashtu dhe për një kalim tek Sampdoria, por nuk pranoi duke parë kushtet e vështira të ekipit.
Drejtuesit e Genoa janë duke bërë gati ofertën për trajnerin e "çmendur", i cili është akoma pa ekip pas largimit nga stoli i Milanit.
Poll