
Në një intervistë të dhënë për Telesport, Gashi shpreh pengjet për rastin e humbur të golit në ndeshjen me Zvicrën. Ai flet gjithashtu për planet personale, si dhe për zërat për një tranferim të mundshëm sërisht drejt Europës. Ndërkohë që gjendet i grumbulluar me skuadrën e tij të Kolorados, sulmuesi shqiptar nuk ka harruar të vlerësojë me nota shumkë pozitive performancën e Shqipërisë në Europian.
-Tashmë jeni kthyer te Colorado Rapids, E parë tashmë nga larg, çfarë mbetet nga ky Kampionat Europian, aventurë historike për Shqipërinë?
Edhe pse tashmë për ne ka disa ditë që ka përfunduar, personalisht preferoj ta konisderoj këtë Kampionat Europian me një kokluzion pozitiv. Atmosfera në stadium, në ndeshjet e Shqipërisë, por jo vetëm, ishte unike. Gjithçka për një atmosferë rrënqethëse nga emocionet e shumta. Për të gjitha këto, në Shqipëri do të flitet për një kohë shumë të gjatë. Reagimi i tifozëve tani ishte i mrekullueshëm që më bën të jem krenar. Tifozët tanë ishin unikë. Çfarë gjëndje shpritërore. Të paqshëm, emocional, thjeshtë e mrekullueshme. Mua më kanë kontaktuar personalisht në të gjitha mënyrat e mundshme, në sms, Facebook, Twitter, etj.
-Sa e tmerrshme ishte që për disa ditë të mos dinit fatin tuaj, nëse do të kalonit fazën e grupeve, apo do të ktheheshit në shtëpi?
Ishte vërtetë e tmerrshme, sidomos kur qëndron ulur duke parë televizor me shpresën që në një mënyrë ose një tjetër të përfundojë pritja e gjatë dhe ne të mund të vijonim. Por, këto janë rregullat e lojës dhe duhen pranuar.
-Një barazim ndaj Zvicrës dhe Shqipëria do të mund të kishte vazhduar. A e meritonte Shqipëria atë pikë?
Shumë “mbase” dhe “sikur”, “ne do të”, “ne mund të”…..Në fund të fundit, asgjë nuk mund të kthejë pas të shkuarën, apo të ndikojë në të ardhmen. Fakti është që kundër Zvicrës, një pikë do të kishte qenë e mundur. Jo vetëm për shkak të rastit tim flagrant për gol, por sepse ne dëshmuam që nuk dorëzohemi kurrë, as kur jemi në inferioritet numerik, me 10 futbollistë dhe prap rrezikuam disa herë kundërshtarin!
-Ata ju dhuruan atë mundësi të pabesueshme në fund të takimit. Zakonisht ti i realizon ato raste në gjumë. Pse jo në atë moment aq të rëndësishëm?
Në atë moment nuk ke shumë kohë në dispozicion për të menduar. Bëhet fjalë për të mijtat e sekondit. Do të kisha dashur që tu jepja tifozëve atë gol. Fatkeqësisht, thjesht ashtu ndodhi. Ndonjëherë e dërgon topin në rrjetë, ndonjëherë tjetër jo. Ti gjithmonë duhet përballesh me këtë dhe të vijosh me pozitivitet. Unë e përsëris sërish: Pritje e bukur Yann!
-Futbollistët e përfaqësueses zvicerane deklaruan në përfundim se ngarkesa emocionale dhe psikologjike në atë duel kishte qenë shumë e madhe.
Ishte një ndjenjë e veçantë të luaje në një eveniment aq të rëndësishëm kundër shokëve dhe miqve. Por gjatë atyre 90 minutave ne ishim të gjithë profesionistë, askush nuk toleron. Zvicra ishte favorite. Prandaj, presioni ishte më i madh në kampin e tyre, sesa në kampin tonë.
-Si parashikohet e ardhmja e Shqipërisë në kompeticionet e rëndësishme?
Mendoj se e kemi dëshmuar tashmë se ne i kemi të gjitha shanset dhe mundësitë për tu kualifikuar në një event të madh. Madje edhe pasi kualifikohemi, qëndrimi sa më gjatë vendoset për gjëra shumë të vogla.
-Shumë pak pasi ju humbët atë rast për gol ndaj Zvicrës, tifozët ju panë të qeshnit me futbollistët kundërshtarë. A keni marrë kritika në Shqipëri për këtë?
Jo, jo, aspak. Tifozët shqiptarë u zhgënjyen për humbjen, por ata e dinë se ishin pikërisht kaëta futbollistë që kualifikuan Shqipërinë vetëm pak kohë më parë për në finalet e Kampionatit Eurpian. Ndaj, për tifozët ishte diçka e bukur që futbollistët ndihen shumë mirë me njëri tjetrin. Në fakt ky fenomen u raportua në mbarë botën, ishte diçka e mrekullueshme.
-Me Coloradon ju kryesoni kampionatin. Gjithsesi, në Itali ka zëra se Pescara interesohet për ju. Do të riktheheni vërtetë në Europë?
Unë nuk kam hapur ende të gjitha bagazhet nga transferimi nga Baseli te Colorado Rapids, ndërsa thashethemet për bëjnë sërish të ikur? (qesh). Unë dua të fitoj titullin me ekipin tim, ndaj më nevojitet përqendrimi i plotë.