Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Gashi tregon çfarë e pengoj: Ja pse nuk shkova në Kinë

Shkruar nga NEWSPORT
Gashi tregon çfarë e pengoj: Ja pse nuk shkova në Kinë

Biznesmenët kinezë kanë hyrë fuqishëm në tregun ndërkombëtar duket bërë oferta marramendëse për futbollistët më të mirë. Disa prej tyre kanë pranuar të shkojnë në Superligën kineze, disa të tjera kanë kundërshtuar për shkak të moshës së re.

"Pre" e ofertave të kinezë ka qenë dhe futbollisti i Kombëtares, Shkëlzen Gashi, të cilit një vit më parë i është bërë një ofertë nga kontinenti aziatik. Kur Gashi ishte gati që të vishte fanellën e skuadrës Colorado Rapids, duke firmosur për tre vite me pagë një milionë euro në sezon dhe pikërisht nga Kina mbërriti edhe oferta me thuajse të njëjtën rrogë. "Para një viti më kanë ofruar thuajse të njëjtën pagë nga Kina, preferova të shkoj në Amerikë, pasi më trembte emri "Kinë", mësohet të ketë thënë Gashi për mediet amerikane pak ditë më parë.

Ish-skuadra e drejtuar nga Arie Haan, i cili ka drejtuar përfaqësuesen tonë në periudhën 2008-2009, Tianjin Teda, ishte gati të bënte çmendurira, duke i ofruar Basel-it 2,5 milionë euro për kartonin e lojtarit shqiptar. Përfundimisht futbollisti kuqezi ka zgjedhur Amerikën pasi e trembet emri "Kinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga