Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Futi në xhep" Robert LEWANDOWSKIN, si Kumbulla arriti të "fshinte" nga fusha një nga sulmuesit më të mirë në botë

Shkruar nga NEWSPORT
"Futi në xhep" Robert LEWANDOWSKIN, si Kumbulla arriti të


Marash Kumbulla ishte një nga më të mirët mbrëmë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë. Pavarësisht se ekipi ynë përfaqësues u mposht nga polakët me rezultaitn 1-0, qendërmbrojtësi i përfaqësueses sonë tregoi një nivel të jashtëzakonshëm. Arriti të markonte më së miri një nga sulmuesit më të mirë në botë, si Robert Lewandowski.

Lojtari i Bayern Munchen u bë inekzistent në fushë falë cilësive të 21-vjeçarit të prapavijës sonë. Në çdo dyluftim arriti të fitonte, inteligjent në vendosje duke lexuar më së miri aftësitë e kundërshtarit. Kapiteni i Polonisë nuk arriti të godiste një herë në portën e ekipit tonë përfaqësues. Padyshim ndeshja më e mirë e Marash Kumbullës me kuqezinjtë e Edi Rejës. Edhe sipas "Sofascore", ai ishte një nga lojtarët më të vlerësuar me notën 7.1

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga