
Ylli Shameti ka folur për skuadrën e tij Kukësin dhe ndeshjet në vijim që duhet të luajnë verilindorët. Qendërmbrojtësi gjirokastrit deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Jemi tre rivalë kryesorë për titull, në radhë të parë duhet të marrim maksimumin e pikëve në ndeshjet tona dhe pastaj të shohim edhe rivalët tonë si shkojmë, por mendoj se kemi 13 finale duke filluar që nga ndeshja me Flamurtarin.
Duhet të bëjmë punën tonë, të mbetemi të pathyeshëm. Por logjikisht që për të shkuar drejt titullit kampion duhen edhe tre pikët në transfertë”.
Poll