
Mediat gjermane kanë shkruar sot, se zyrtarisht mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj ka vizituar klubin gjerman të Hamburgut për të zhvilluar vizitat mjekësore.
Mavraj ka qenë pjesë e ekipit të Këlnit, vetëm para pak ditësh një tjetët klub i madh gjerman, Hamburgu, ka kërkuar me ngulm transferimin e tij. Sot është zyrtarizuar dhe marrëveshja, pasi mbrojtësi ka shkuar tek Hamburgu për të zhvilluar vizitat mjekësore.
Ecuria pozitive e Mavrajt, ka bërë që këtij të fundit t'i vijnë shumë oferta nga klube të mëdha, por ky i fundit ka zgjedhur Hamburgun për sezonin e ardhshëm.
Pritet që mbrojtësi i kombëtares të firmosë një kontratë të re deri në vitin 2019 nga e cila do të përfitojë 1.8 milionë euro në vit.
[gallery columns="1" size="full" ids="67560"]