
Midis Arlind Ajetit dhe Torinos ka përfunduar çdo gjë. Mbrojtësi 24-vjeçar nuk do të jetë më në varësinë e klubit torinez dhe ka vendosur të mbyllë kontratën në këtë moment. Kontrata mes palëve skadonte në datën 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Në këtë mënyrë futbollisti është i lirë të firmosë më këdo skuadër që dëshiron. Pritet që të zyrtarizohet marrëveshja me skuadrën e Perugias, që drejtohet nga legjenda Alessandro Nesta dhe konkuron në Serinë B.
Poll