
Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj do të martohet këtë verë.
Sipas 'Revista Class' mbrojtësi i kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren, Fiorenza.
Kujtojmë se edhe Fiorenza nuk është panjohur për publikun shqiptar. Në vitin 2013-të ajo ka fituar kurorën e "Miss Shqipëria". Sakaq, Hysaj dhe ish-missi prej 3 vitesh janë edhe prindër të një djali, i cili do të jetë i pranishëm në dasmën e tyre.
Madje është bërë me dije se i vogli do të çojë unazat e dy prindërve në altar gjatë ceremonisë së martesës. Në dasmën e Elseidit do të ketë 500 të ftuar.
Ndërkohë, tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presin ditën e dasmës, e cila do të jetë një nga dasmat 'VIP' të kësaj vere.