Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Futbollistët e Kombëtares U19 po marrin hapësira te klubet", Nevil DEDE nga "zbori": Ja pse kemi thirrur vetëm lojtarë nga kampionati ynë

Shkruar nga NEWSPORT
"Futbollistët e Kombëtares U19 po marrin hapësira te

Kombëtarja U19 e Shqipërisë është duke zhvilluar një zbor katër ditor, në të cilën do të zhvillojë dy teste miqësore ndaj Apolonisë U19 dhe Kombëtares U18. Trajneri Nevil Dede ka folur për ditën e dytë të stërvitjes dhe pritshmëritë që ai ka nga grupmoshat e viteve 2002-2003.

"Po zhvillojmë një grumbullim stërvitor duke parë që nuk kemi pasur mundësi të stërvitemi prej pandemisë. E rëndësishme është që futbolli filloi dhe po mbarojnë pothuajse të gjithë kampionatet përkatëse. Sot zhvillohet dhe finalja e U-19 dhe disa prej lojtarëve që janë këtu sot do të jenë me skuadrën e tyre. Ky grumbullim bëhet për të parë gjëndjen e skuadrës dhe për ti dhënë një motivim ekstra, duke i treguar që ne jemi gjithmonë pranë tyre dhe i vëzhgojmë.

Bashkëpunimin me klubet e kemi shumë të ngushtë për çdo lojtar dhe çdo element dhe mbi të gjitha ne i ndjekim në çdo problematikë që ata kanë. Siç e shikoni dhe nga lista, ka një shtrirje të larmishme gjeografike, ne jemi munduar të marrim të gjithë lojtarët më të mirë në skuadrat e Kategorisë Superiore dhe Kategorinë e Parë.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe stafet teknike përkatëse kanë informacion për të gjithë lojtarët kudo që ata ndodhen, nga veriu në jug, nga Akademitë e Shkodrës deri në Sarandë. Kemi lojtarë që shpresojmë se do ecin shumë dhe do të jenë pjesë e kombëtareve tona më të rritura, duke shpresuar në të njëjtën kohë që klubet të organizohen dhe zhvillohen gjithmonë e më mirë.

Jam i kënaqur me hapësirat që të rinjtë po marrin nëpër klube. Gati në çdo skuadër edhe të Kategorisë Superiore ka lojtarë të datëlindjes 2001, 2002 por edhe 2003, rasti i fundit është datëlindje 2003 që ka debutuar një lojtar si Bytyci te Laçi. Ajo që vlen të përmendet është që përveç lojtarëve të kampionatit shqiptar kemi grumbulluar edhe lojtarë nga Maqedonia e Veriut. Këto janë ato që duhen thënë për emrat që janë në këtë listë.

Dikush mund të pyesi se përse në këtë lista ka vetëm lojtar nga kampionati shqiptar. Por tani dihet që lëvizja nuk është shumë e thjeshtë dhe shumë lojtarë nuk munden të udhëtojnë. Ne gjithsesi mendojmë se i japim një motiv dhe jemi pranë tyre duke marrë feedback-un, çfarë zhvillimi kanë, ku janë dhe të punojmë për ti çuar aty ku ne pretendojmë të shkojnë, kjo gjithmonë në bashkëpunim me klubet, me stafet dhe trajnerët e tyre respektivë", u shpreh Dede.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga