
Alban Bushi, trajneri I Kombëtares U21 ka qenë I ftuar në Rubrikën Sportive, aty ku ish-sulmuesi ka folur rreth gjendjes aktuale të bojkotit, talenteve kuqezi dhe shpresave për t'u kualifikuar në EURO 21.
"Qeveria duhet të reflektojë sepse kjo nuk I bën mirë askujt. Duhet të kishim nisur futbollin edhe te fëmijët, në kampionatin e moshave kemi nisur sezonin dhe u bënë 2 javë që kemi ndalur. Jam optimist se kryeministri do të reflektojë. Jemi mësuar pa futboll gjatë kohës së tërmetit dhe Pandemisë pork jo situatë nuk duhet të bëjë të vetën.
U21? Kemi prodhuar gjithë kohës futboll, por gjithçka shihet në kompleksitet dhe 4-5 lojtarë mund të shkojnë në ekipin A. Qysh në kohën e Panuçit kemi çuar lojtarë. Shqipëria nuk ka nevojë për futbollistë sepse kemi lojtarë shumë të mirë në të gjitha moshat, deri në U14. Kampionati shqipar? Është një politikë e FSHF-së, sepse ka vite që të vijmë në këtë produkt dhe të shohim lojtarët vendas. Nuk kemi më frikë për lojtarë, na mungon apo na u vra ky. Do vijë në Kombëatre ai që është më I mirë për momentin.
Kualifikimi? Ne e kemi ëndërr, duhet të fitojmë në Kosovë në 13 mars. Të jetojmë ëndrrat deri atëherë. Na ka penalizuar tri pikëshi në Andorrë në një fushë që nuk ishte për futboll", tha Bushi.