Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të 25 prillit në Shqipëri kanë bërë që kandidatët të përdorin çdo lloj sektori për të marrë vëmendjen e duhur. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Laert Duraj, që ka dhuruar 10 mijë euro për rregullimin e një fushe sporti pranë shkollës në Memaliaj.
Ka qenë vetë klubi i futbollit të Kategorisë së Dytë që ka dalë në mbështetje të Duraj, që mban edhe postin e drejtorit të Postës në qytetin e vogël. Në njoftimin e Memaliaj theksohet se Duraj është sportdashës, duke ndihmuar edhe më herët klubin e qytetit me bazë material, ndërsa tani ka investuar për futbollin e të rinjve.
Njoftimi:
Pak kohe me pare Laert Duraj nje nga dashamiresit e futbollit Memaljot,beri te mundur nje paket ndihme ne materiale sportive qe kapin vleren e 7-8 mij euro,duke i ndryshuar imazhin dhe lukun e kesaj skuadre. FK MEMALIAJ Por edhe sot po iveston duke shtruar tapetin e ri(cilesore)ne nje nga kalcetot e shkolles vetem per futbollin me vlere mbi 10 mij euro.Sot ai eshte kandidat per deputet nga PS (12) dhe nr 2 Ne i jemi mirnjohes,dhe mbeshtesim ambicjen e tij duke votuar Laertin me besim..Ai eshte njeriu i duhur per sportin dhe futbollin e nje qyteti,por jo vetem,futbolldashes si Memaliaj Faleminderit
