Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fusha “tradhëton” tribunën, derbi Tirana – Partizani zhgënjen në statistika

Shkruar nga NEWSPORT
Fusha “tradhëton” tribunën, derbi Tirana – Partizani

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është kartolina e futbollit shqiptar. Në tribunat e stadiumit ka qenë gjithmonë në lartësinë e duhur, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të në fushën e lojës. Statistikat e prodhuara në stadiumin "Air Albania" gjatë ndeshjes së fundit janë zhgënjyese.

SuperSport ka publikuar të dhëna, që tregojnë se në 101 minuta janë luajtur vetëm 42 minuta lojë efektive. Partizani ka pasur një përqindje më të mirë të mbajtjes së topit, që e ka zotëruar për 55%, ndërsa Tirana për 45%.

Zotërimi efektiv i topit për Tiranën është 20 minuta e 27 sekonda, teksa për Partizanin 24 minuta e 30 sekonda. Kujtojmë se derbi  përfundoi 1 me 1, ku dhe goditjet në portë ishin me pikatore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga