Albert Xhani ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i bën thirrje gjithë qytetarëve të ngrihen në protestë kundër Edi Ramës. Ish presidenti i klubit të Partizanit duket i pakënaqur me qeverisjen e shefit të mazhorancës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhani shkruante:
“Shqiptari, zgjohu e ngrihu për Shqipëri! Regjimi i Ed Hajnisë përmbyset me protestë të sovranit! Të dalim kudo në qytet, lagje, rrugë e rrugicë të protestojmë! Mjaft me fjalë sovrani ka e pallë! Duaje vatanë! Është i yni vatani! Shqipëria në dorë të shqiptarisë, jo në dorë të Ed Hajnisë. Poshtë regjimi i gangsterëve. Poshtë hajnia dhe hajneshat kudo që janë”.
Kujtojmë që Albert Xhani ishte në krye të klubit të Partizanit për 10 vite, ku arriti të fitonte vetëm një Kupë të Shqipërisë. Pas rënies së të kuqve nga kategoria, ai u largua duke ia shitur aksionet presidentit aktual, Gaz Demi.
[caption id="attachment_670871" align="alignnone" width="741"] Postimi i Albert Xhanit[/caption]