Modelja e nohur Heidi Lushtaku dhe boksieri me origjinë nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi i kanë dhënë fund fejesës 4 vjeçare.
Modelja ka folur për herë të parë lidhur mbi arsyet e ndarjes ku bën me dije se kjo ka ardhur nga pamundësia që të ruajnë harmoninë, ekuilibrin dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim të marrëdhënies.
Më tej ajo thotë se me Robin vazhdon të ketë marrëdhënie të mira, ndërsa thekson se gëzon respekt të veçantë për të vjehrrën, e cila e ka trajtuar si vajzën e saj. Heidi thotë se ajo duhet të shërbejë si shemull për të gjithë vjehrrat shqiptare.
“Përshëndetje të gjithë përkrahësve dhe kureshtarëve. Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngase është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar krashi njëri-tjetrit si miq të denjë.
Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhe afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë. Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore më rrezaton përplotë emocione dhe ndjenja të natyrshme të dyvshme, prandaj dua të arkivoj kujetën time si një përjetim dhe mësim të vyeshëm që na dhuroi jeta, dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë.
Prandaj unë vazhdoj ta çmoj si një mik Robinit, e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri, Heidi”, shkruan Heidi.