
Sot, do të luhet kryendeshja e javës së 22-të të Superiores. Teuta do të luajë kundër Kukësit në stadiumin "Niko Dovana". Pikërisht ky takim është vlerësuar maksimalisht edhe nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit teksa ka caktuar 6 gjyqtarë për të vendosur drejtësi.
Juxhin Xhaja do të jetë kryesori i sfidës i asistuar nga Dyjando Myftari dhe Nuri Rrapaj. Arbitër i katërt është vendosur Nertil Bregasi, ndërsa pas portave janë caktuar Kreshnik Cjapi dhe Kreshnik Bajramaj. Kujtojmë që kjo ndeshje do të startojë në orën 18:00, në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës.
Poll