
Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka miratuar sot kalendarin për nisjen e kampionateve të moshave nga U-13 deri në U-21 si në Superligë ashtu edhe në Kategorinë e Parë.
Gjithashtu zyrtarët e FSHF-së kanë miratuar edhe datën për nisjen e futbollit të femrave për kampionatin 2022-23.
Kampionati i femrave për sezonin e ri merr jetë në 11 nëntor 2022 dhe mbaron në 10 maj 2023.
Sa i takon moshave, KE ka miratuar datat e nisjes dhe fundit të sezonit si më poshtë:
U-13 Superiore fillon në 17.09.2022 dhe mbaron në 06.05.2023
U-15 Superiore fillon në 17.09.2022 dhe mbaron në 07.05.2023
U-17 Superiore fillon në 17.09.2022 dhe mbaron në 14.05.2023
U-19 Superiore fillon në 04.09.2022 dhe mbaron në 13.05.2023
U-21 Superiore fillon në 07.09.2022 dhe mbaron në 10.05.2023
Kategoria e Pare U-17 fillon në 25.09.2022 dhe mbaron në 27.05.2023
Kategoria e Pare U-19 fillon në 25.09.2022 dhe mbaron në 28.05.2023