Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF trajnim me klubet, e nis nga Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT

Sektori i i arbitrimit pranë FSHF-së ka nisur një cikël të ri trajnimesh me klubet e Superiores dhe Katergorisë së Parë. Ndalesa e radhës ka qenë në skuadrën e Kukësi, ku ish-arbitri i njohur, tashmë në rolin e shefit të sektorit të arbitrimit u ka shpjeguar lojtarëve rregullat e reja të lojës. Jareci është ndalur dhe te faullet e kryera, rastet e kartonëve të kuq dhe ndryshimin midis atyre brenda dhe jashtë zonës së 16-metrave.

"Duke marrë në konsideratë se pjesa e dytë e këtij edicioni futbollistik do të jetë më e ngarkuar dhe vështirësia vjen në rritje, si për skuadrat që pretendojnë titullin kampion si edhe ekipet që zbresin një kategori më poshtë, filluam këtë seri trajnimesh. Janë ndeshje me vështirësi ku kërkohet interpretim sa më i saktë nga ana e arbitrave dhe sigurisht me këto rregulla të lojës duhet të njihen futbollistët dhe stafet përkatëse. Mjaft të diskutueshme në futbollin e sotëm janë rastet e prekjeve të topit me dorë, ku futbollistëve i prezantuam kriteret se kur një prekje me dorë duhet të ndëshkohet dhe kur nuk konsiderohet shkelje. Kriteret sesi ndëshkohen faullat e ndryshëm vecanërisht ato me KK brënda dhe jashtë zonës së penalltisë, ishin një pikë tjetër e seminarit."- ishin fjalët e Jarecit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga