
Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar përfundimisht çmimet e biletave për ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë. Lajmi i mirë është se ato nuk do të kenë ndryshime nga çmimet e biletave që u praktikuan në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjet zyrtare kualifikuese “Euro 2016”. Duke nisur që nga ndeshja me Maqedoninë dhe të gjitha takimet që do të luhen në “Loro Boriçin” e rinovuar, biletat do të kenë të njëjtën vlerë monetare. Për takimin e parë zyrtar biletat kanë dalë në shitje dhe burime për newsport.al bëjnë të ditur se janë ezauruar 2 mijë biletat e para. Pritet që impianti i ri me një kapacitet më të madh se “Elbasan Arena” të vishet i gjithi në ngjyrat kuqezi. Me rëndësi është që shqiptarët edhe për këtë edicion kualifikues nuk do të shpenzojnë shumë. E sigurtë është se do të shpenzojnë njësoj si për Spanjën apo Italinë po ashtu dhe për Maqedoninë dhe Litenshtejnin.
Çmimet e biletave fillojnë nga 1.000 lekë deri në 8.000 lekë.
Këto janë çmimet sipas tribunave:
C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 1.000 lekë
C1, C5 + E1, E5 1.500 lekë
D1, D4 2.000 lekë
D2, D3 3.000 lekë
A, B 8.000 lekë