
Vazhdon gara e futbollit ndërmjet shkollave 9-vjeçare. Së fundmi një tjetër aktivitet është zhvilluar në Durrës ku FSHF, nëpërmjet Zyrës Rajonale të saj në Durrës, në bashkepunim me Qëndrën Kulturore të Femijëve po në këtë qytet zhvilluan Kampionatin e "VI-të" te futbollit per djem midis shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit.
Për tetë ditë me radhë nga data 11.05.2017 e deri në datën 19 maj, shkollat 9-vjeçare në Durrës ishin pjesë e një gare futbolli me skuadrat e tyre respektive. Kampionati u nda në tre kategori, sipas klasave "III-IV", "V-VI" dhe "VII-VIII", dhe ku të gjitha ndeshjet e klasave të përcaktuara sipas moshave u zhvilluan në fushat e kalçetos të stadiumit "Niko Dovana" me sistem eleminimi.
Për çdo kategori u evidentua edhe lojtari më i mirë, portieri, golashënuesi më i mirë, ekipi fair-play, si dhe natyrisht fituesit e garës.
Për kategorinë e klasave të treta dhe të katërta morën pjesë në këtë kampionat 14 shkolla 9-vjeçare me rreth 140 nxënës. Fitues në këtë nivel konkurimi u rendit shkolla "Kushtrimi Lirisë", ndërsa në vendin e dytë shkolla "Naim Babameto", dhe e treat u rendit shkolla "Nënë Tereza".
Për këto mosha, lojtari më i mirë u shpall Klejdi Çitozi i shkollës "Kushtrimi i Lirisë". Golshënuesi më i mirë doli Bariol Guri, nxënës i shkollës "Naim Babameto", portieri më i mirë Pavlo Blloshmi, i shkollës "Kushtrimi i Lirisë", ndërsa ekipi Fair-Play në këtë aktivitet shkollash doli shkolla "Vasil Ziu".
Në kategorinë e dytë, atë të klasave të 5-ta dhe të 6-ta morën pjesë në garë 20 shkolla 9-vjeçare me rreth 200 nxënës, me këto verdikte:
Vendi i parë, shkolla "Shkolla e Re"
Vendi i dyte, shkolla "Naim Babameto"
Vendi i trete, shkolla "Bedrie Bebeziqi"
Lojtari më i mirë u shpall nxënësi Mateo Lika i shkollës "Naim Babameto". Golashënuesi për këtë garë të këtyre klasave doli nxënësi Geraldo Zani i Shkollës së Re, ndërsa portieri më i mirë, nxënësi Orgito Isaku i shkollës "Shkolla e Re". Ekipi fair-play u shpall shkolla "Qemal Mici".
Në kategorinë e tretë, atë të klasave të 7-ta dhe të 8-ta morën pjesë në kampionat 26 shkolla 9-vjeçare me rreth 260 nxënës me këto verdikte:
Vendi i parë: Shkolla"Demokracia"
Vendi i dytë: Shkolla"Shkolla e Re"
Vendi i tretë: Shkolla"Kushtrimi i Lirisë"
Lojtari më i mirë u shpall nxënësi "Edison Hasa" i shkollës "Shkolla e Re". Golashënuesi më i mirë nxënësi Rien Rroqja i shkollës "Kushtrimi i Lirise", portieri më i mirë, nxënësi Erjon Bekteshi i shkollës "Demokracia", ndërsa çmimi Fair-Play shkoi për shkollën "Bedrie Bebeziqi". Shkollave finaliste dhe lojtarëve të evidentuar ju dhuruan kupa, medalje, bazë materiale(topa) etj.