Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur dyqanin zyrtar të shitjeve të veshjeve dhe asortimenteve të tjera që lidhen me ekipin kombëtar. Por, duket se vrulli që pati gjatë periudhës së Europianit, është ndalur dhe shitjet nuk janë më në nivelin e mëparshëm.
Për të joshur tifozët dhe për të krijuar afrimitet me ta për të blerë veshjet zyrtare kuqezi, FSHF-ja ka menduar në këtë mënyrë: Nëse merr pjesë në një lojë Play-Station që zgjat 3 minuta, nëse humbet përfiton 10% zbritje të çmimit të produktit e me radhë. Në një video të publikuar në rrjetin social “facebook” shpjegohet gjithçka.
Poll