Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF-ja vendos për "aktin" e 22-të të SUPERIORES, nis të premten dhe përfundon të dielën (MËSONI KUR LUAN SKUADRA JUAJ)

Shkruar nga NEWSPORT

Ende s'është mbyllur java e 21-të, megjithatë Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije axhendën e javës së 22-të. Të gjithë takimet do të luhen në tre ditë, teksa janë caktuar që të zhvillohen nga e premtja e deri të dielën. Përkatësisht në datën 15 shkurt do të luhet kryesfida e kësaj jave, Teuta pret Kukësin në stadiumin "Niko Dovana".

Një ditë më pas Kamza do të luajë kundër Kastriotit në orën 14:00 dhe tre orë më pas, Tirana përballet me Luftëtarin në stadiumin "Selman Stërmasi". Të dielën është vendosur të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera, Laçi-Partizani në orën 14:00 dhe Flamurtari - Skënderbeu në orën 17:00.

AXHENDA E JAVËS SË 22-TË

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga