
Kontrata e trajnerit Reja në krye të Kombëtares shqiptare ka përfunduar pas ndeshjes me Francën. Dëshira e teknikut italian është që të vazhdojë punën të paktën kështu është shprehur vetë trajneri në konferencat për shtyp kur është pyetur lidhur me rinovimin e kontratës.
Të njëjtën gjë dëshiron edhe FSHF-ja me në krye presidentin Armand Duka që I kanë ofruar rinovimin trajnerit. Siç raporton "Procesi Sportiv", kanë nisur negciatat mes palëve, por FSHF-ja I ka ofruar trajnerit një kontratë 4-vjeçare, ndërsa trajneri ka kërkuar një kontratë 2-vjeçare dhe në këtë pikë ka një ngërç të negaciatave. Tashmë në ditët në vijim pritet të zbulohesh më shumë rreth kësaj tratative.
Poll