
Roma do të luajë ditën e diel sfidën e radhës në kampionat ndaj Fiorentinës. Skuadra kryeqytetase luajti dje në Europa League duke barazuar 0-0 ndaj CSKA Sofias, ndërsa do të luajë sërish në fundjavë. Trajneri Fonseca po mendon të bëjë rotacion duke parë lodhjen e madhe të lojtarëve duke luajttur çdo 3 ditë.
Në këtë takim pushim do të bëjë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla pasi ka qenë titullar në ndeshjet e fundit dhe nuk ka bërë asnjë minutë pushim. Në vend të tij pritet të aktivizohet mbrojtësi tjetër, Ibanez.
Poll