
Fituesit e Europa League janë ndër më aktivët në merkato. Pak ditë më parë ata huazuan nga Schalke 04 Jevgen Konoplianka, ndërsa gjatë orëve të fundit i kanë rrëmbyer Manchester City-t lojtarin Samir Nasri.
Francezi pas pesë vitesh qëndrim në radhët e "qytetarëve", ku së fundmi ka pasur probleme disiplinore, është detyruar që të largohet. Ai është përplasur me trajnerin Guardiola për peshën e lartë trupore, ndërsa zgjidhja më e mirë ka qenë largimi. City dhe Sevilja kanë rënë dakord që lojtari të qëndrojë për një vit në huazim në Spanjë, duke shpresuar që vlera e tij të rritet.
Poll