Franca u përball me Poloninë për raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës. Gjelat fituan me rezultatin 3-1 dhe kualifikohen kështu në cerek-finale ku do të përballen me fituesin e çiftit Angli – Senegal sonte në mbrëmje. Giroud dhe dygolëshi i Kylian Mbappe vulosën sfidën megjithëse Leëandoëski do të shënonte një penallti në minutën e fundit. Pas ndeshjes, trajneri Deschamps foli për mediat.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë pasi Polonia ishte e mirë-organizuar por kishim mundësinë të ndryshonim disa pozicione të vogla në pjesën e parë. Gjetëm shumë më shumë lidhje mes lojtarëve dhe pastaj aty është Kylian Mbappe me aftësitë e tij të zgjidhë ndeshjet, favori jonë. Kishte unitet që në start, normalisht pas rezultateve pozitive dhe arritja në cerek-finale është dicka e shkëlqyer.”-tha tekniku francez.