Olsi Bylyku ka qenë kryefjala e mediave rozë përgjatë muajve të fundit. Fillimisht u komentua gjerë e gjatë për fundin e lidhjes së tij disavjeçare me Egli Takon dhe më pas për suksesin që është duke shënuar në botën e muzikës, ku çdo javë po publikon nga një hit të ri.
Ndonëse këngët e tij janë balada, Olsi s’po vuan aspak nga zemra dhe mund të themi që është sërish i dashuruar. Aktori dhe këngëtari ka lënë pas lidhjen e tij dhe është duke shijuar një tjetër dashuri.
Albeu bën me dije se e dashura e re e Olsit quhet Sindi dhe është 24 vjeç. Ajo jeton në Hollandë, mirëpo gjatë periudhës që ka qenë në Shqipëri ka punuar si gazetare. Sindi tashmë është modele dhe teniste në qytein e Amsterdamit dhe Utrehtit dhe fotot e saj zënë kopertinat e revistave sportive.
Si duket, dhe udhëtimet e shpeshta të këngëtarit drejt Amsterdamit e paskan pasur një arsye dhe kjo arsye na qenka, Sindi!
[caption id="attachment_708334" align="alignnone" width="548"] Sindi, e dashura e Olsi Bylykut (Sipas Albeut)[/caption]