
Maurizio Sarri u prezantua te Lazio në Serie A. Një dorë në këtë lëvizje e ka dhënë edhe Fali Ramadani, agjenti shqiptar që ka në menaxhim trajnerin e ri të Lazios. Në foto duket trajneri Sarri dhe agjenti i tij. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka në menaxhim disa trajnerë dhe lojtarë të njohur.
Ramadani njihet për lëvizje të bujshme në futbollin ndërkombëtar. Sezonin e shkuar u arrit akordi mes City dhe Bayern Munich për Sane, ndërsa edhe Pjanic kaloi nga Juventus te Barcelona. Nën menaxhimin e Ramadanit janë edhe emra si Rebic, Chiesa, Kalidou Koulibaly, Jovic, Marcos Alonso etj.
Poll