Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTOLAJM/ Ç’po përgatit Arbi Laçi? Menaxheri i njohur “zbarkon” në zyrat e ekipit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

Arbi Laçi ka lënë Shqipërinë duke udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut. Është vetë menaxheri i njohur që ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në zyrat e Shkëndijës së Tetovës. Dalëngadalë po afrohet fundi i këtij edicioni futbollistik dhe me siguri surprizat do të jenë prezente.

Ish drejtori kryeqytetas ka në përfaqësim shumë lojtarë që kanë spikatur në Superiore dhe jo vetëm. Me kuqezinjtë duket se ka një marrëdhënie pozitive dhe nuk do të jetë habi nëse me çeljen e merkatos së verës do të mund të ketë ndonjë transferim të ri.

Por, nuk përjashtohet mundësia që Laçi të jetë në Tetovë për rinovimin e ndonjë futbollisti që ka në përfaqësi. S’mbetet gjë tjetër veçse të presim. Duhet thënë që Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë “plaçiktur” në Superiore shumë futbollistë cilësorë që dikur shkruanin emrin me të arta në historinë e futbollit shqiptar.

[caption id="attachment_689048" align="alignnone" width="589"] Postimi i Laçit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga