Bylis nuk arriti të siguronte mbijetesën këtë sezon dhe kjo gjë bëri që shumë futbollistë të largoheshin n ë fund të sezonit. Një nga të larguarit ishte edhe Vangjel Zguro. Zguro pasi i dha fund aventurës me ballshiotët është duke shijuar pushimet.
Teksa ndodhet në Angli, 30-vjeçari duket se mendon edhe për të ardhmen e tij. Nëpërmjet një postimi në InstaStory Zguro bën me dije se diçka e mirë po vjen.
Në foto që shihet qartazi që futbollisti ndodhet në Londër, çka lën të kuptohet se mund të kemi një largim të tijin nga Superliga. Pritet të shihet me interes se cili do të jetë destinaticioni i tij i radhës.
[caption id="attachment_695495" align="alignnone" width="520"] Vangjel Zguro[/caption]
Poll