Ditën e sotme, Armand Duka është zgjedhur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, ku ka marrë 36 vota dhe është renditur në vendin e 6-të.
Më tej, mandati i tij në këtë post të ri do të jetë 4 vjeçar. Këtij suksesi i është bashkuar edhe djali i presidentit të FSHF-së, Kleit Duka, i cili ka postuar një foto në rrjetin social "Instagram", duke iu bashkuar suksesit të babait.
Në fakt, ka një koiçidencë shumë interesante, sepse si sot një vit më parë, në datën 7 shkurt 2018, Armand Duka arriti të fitonte zgjedhjet që u mbajtën në qytetin e Durrësit edhe për president të Federatës Shiptare të Futbollit, e kundërshtar i tij ishte politikani Bashkim Fino.
Poll