Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ U shkarkua ditën e djeshme, dy titullarët e Teutës mesazh falenderimi për trajnerin Bledi Shkëmbi

Shkruar nga NEWSPORT

Bledi Shkëmbi u shkarkuar ditën e djeshme nga Teuta. Humbja e thellë ndaj Kukësit, por edhe rezultatet negative në sfidat e fundit kanë bërë që drejtuesit të marrin vendim për largimin e tij. Ditën e sotme durrsakët kanë zyrtarizuar trajnerin e ri, Edi Martini.

Dy prej titullarëve të Teutës, kapiteni Arapi dhe mesfushori Albano Aleksi kanë falenderuar Shkëmbin me anë të postimeve në rrjetet sociale.

"E kam shijuar futbollin kur kemi luajtur bashkë, por e kam shijuar edhe kur të kisha trajner. Vendosa që ta postoj foton "bardhe e zi", për arsye që marrëdhënia jonë ka qenë e drejtpërdrejt dhe pa "ngjyra" në mes. Të uroj suksese kudo që të shkosh", shkruan Arapi në profilin e tij në Facebook.

"Presor shumë faleminderit për gjithçka... kënaqësi dhe nder i madh të punoja me ju... shpresoj dhe uroj të kesh suksese më të mëdha... Faleminderit nga zemra "profe", shkruan mesfushori Aleksi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga