Të gjithë tifoët shqiptarë anembanë botës do ta mbajnë mend gjatë supergolin e Jasir Asanit ndaj Polonisë në “Air Albania”. Në fakt një Eurogol që rrallë herë jemi mësuar ta shikojmë, por me Sylvinhon djemtë kuqezi po na tregojnë se dinë të shënojnë edhe “perla” të tilla.
UEFA ka pyetur në rrjetet sociale tifozët se kush është goli më i bukur, ku Asani duelon me Felix, Trossard dhe Samorodov. Nëse i hedh një vështrim Instagramit të UEFA “Euro 2024” do të ëvsh re “pushtimin” me komentë me emrin e sulmuesit shqiptarë.
Janë të shumtë tifozët që kanë shkruar ermin e Jasir Asanit si golin më të bukur, duke dhënë votën e tyre për “xhevahirin” e kombëtares shqiptare. Siç duket tifozët shqiptarë janë angazhuar në maksimum që këtë garë ta fitoja ish-i i Partizanit. Gjithsesi të gjithë jemi në pritje për të mësuar se goli i cilit lojtar do të jetë më i bukuri i ndeshjeve të kaluara, duke shpresuar që Asani të “rrëmbejë” vendin e parë.
View this post on Instagram