Keidi Bare gjendet në Spanjë i grumbulluar me kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë do të luajnë kundër Andorës, Anglisë dhe San Marinos në kuadër të eleminatoreve të Botërorit 2022. Mesfushori luftarak ka postuar një foto me fanelën e Kombëtares, ndërsa shfaqet me look të ri. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, këtë herë Bare ka rritur flokët.
Pikërisht ky detaj është vënë re nga Ana Lika. Aktorja bukuroshe e cila më parë ishte në një marrëdhënie me Amir Rrahmanin i shkruan: "Keidi kaçurrelsi", duke e shoqëruar edhe me puthje. Siç duket si lojtari, ashtu edhe aktorja kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Poll