Ferhan Hasani u largua nga Partizani në këtë merkato vere pas përplasjeve me trajnerin Ilir Daja. Sulmuesi i njohur nuk ka gjetur ende skuadër dhe duket se po shijon pushimet. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa shfaqet para një pishine. "Pushimet kanë nisur", shkruan Hasani duke treguar në këtë mënyrë relaksin në këtë fillim kampionatesh në mbarë Europën.
Kujtojmë që Ferhan Hasani u afrua me shumë bujë te Partizani. Sulmuesi i njohur ishte ndër më të paguarit në kampionatin shqiptar. Megjithatë me trajnerin Ilir Daja pati përplasje për shkak se ky i fundit nuk i la shumë hapësira në formacion. Në fund vetë futbollisti zgjodhi të largohej duke nxitur polemika të shumta mes tifozëve dhe teknikut kryeqytetas.
