Skënderbeu është rikthyer tek fitorja pas 6 humbjeve radhazi, duek mundur Laçin në ndeshjen e fundit në Korçë me rezultatin 2-1.
Mirëpo, përveç lojtarëve që janë të dëmtuar, për Orges Shehin mund të ketë probleme të tjera në ndeshjen e radhës në Vlorë përballë Flamurtarit.
Një prej titullarëve të mesfushës korçare, Bruno Dita, është duke kaluar një virozë me tepmeraturë thuajse 39 gradë. Këtë e tregon vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram".
Takimi i radhës për kampionët e vendit do të jetë shumë "delikat" , sepse do të udhëtojnë në Vlorës për t'u ndeshur me Flamurtarin. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 22 të Superiores dhe mund të vendosë shumë për të dyja skuadrat.
Poll