Tirana udhëton sot drejt Shkodrës për të marrë medoemos fitoren e parë në këtë sezon.
Bardheblutë janë nën presion pasi kanë zhgënjyer në dy takimet e para sezonit të ri të kampionatit shqiptar. Kryeqytetasit kanë rezerva në repartin sulmues pasi anglezi Michael Ngoo është ende i dëmtuar dhe po rikuperohet gradualisht. Por Ze Maria duket se ka në plan të aktivizojë një alternativë që mund t'i bëjë shumë punë. Bëhet fjalë për ganezin 19-vjeçar Gideon Offei, i cili ka ardhur këtë sezon te bardheblutë. Me Yunus Sentamunë që nuk po bind në këto momente pritet që Offei të marrë përsipër misionin e shënimit të golit ndaj Kukësit.
Poll