Shkëlzen Gashi është në qendër të vëmendjes në klubin amerikan Colorado Rapids. Sulmuesi kuqezi po stërvitet me portierin legjendar amerikan, Tim Howard. “Gardiani” Hoëard u largua nga Evertoni për t’u transferuar në ekipin e vendit të tij, Colorado Rapids. Në këtë sezon ai u aktivizua vetëm në dy takime, ndërsa ditën e sotme është stërvitur së bashku me Shklëzen Gashin. Gashi dhe Howard do të luajnë ndeshjen e radhës në mëngjesin e së hënës ku me kohën tonë lokale i bije ora 3:00, ku kundërshtar do të ketë Sporting Kansas City.