Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Teuta “lëviz gurët”, gjen mbrojtës në krahun e majtë

Shkruar nga NEWSPORT

Teuta ka qenë ndër klubet më pak aktive në Superiore, kur flitet në lidhje me merkaton. Afrimi i vetëm është i Uheid Hoxhës, ndërsa largimet nuk kanë munguar. Stërvitjet kanë vazhduar me intensitet të lartë, teksa trajneri Renato Arapi ka disa lojtarë në provë.

Një ndër të cilët është David Gjinollari. Mbrojtësi i majtë është postuar nga klubi në galeritë e seancave stërvitore. Tashmë duket se 23-vjeçari po fiton besimin e “djemve të detit”. Gjatë sezonit të fundit Gjinollari dha kontributin e tij për Burrelin, pasi e kishte bërë më parë për Vorën.

Kujtojmë se ka qenë pjesë e moshave të Dinamos dhe Tiranës, para se të provonte aventurën jashtë te Hradec Kralove B në Republikën Çeke.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga