Matteo Darmian nuk do të largohet nga Manchester United.
Mbrojtësi i djathtë ka konfirmuar qëndrimin në “Old Trafford”. “Jam shumë i lumtur te Unitedi.
Trofeu i Ligës së Evropës e konfirmon më së miri të ardhmen time”, deklaroi Darmian.
Ai u transferua me shumë bujë te United nga Torino, por deri më tani s’ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë.