Sokol Cikalleshi mbetet një nga sulmuesit më të mirë të Kombëtares. Ai ishte i ftuar në Tv Klan, ku foli edhe për jetën e tij private, familjen, por edhe gjëra të tjera personale. 30 vjeçari nga Kavaja zbulon për publikun edhe një tatuazh pak poshtë qafës, të cilin ai e ka. Bëhet fjalë për “sytë e gruas”, e historinë ai e shpjegon vetë.
“Tatuazhi ka qënë një histori e tillë. Babai i gruas e ka emrin Sokol dhe fatkeqësisht ai nuk jeton më. Një Sokol tjetër erdhi në jetën e saj. Ne i kemi datëlindjet afër dhe kam bërë një tatuazh” – tha ai.
Cikalleshi është i grumbulluar me Kombëtaren kuqezi për ndeshjet që Shqipëria zhvillon këtë fund-muaji. Ai luajti titullar dje në ndeshjen ndaj Anglisë, duke bërë një paraqitje të mirë.