Partizani-Vllaznia ishte supersfida e javës së 35-të e Kategorisë Superiore. Sfida u luajt në "Air Albania", ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar me penallti nga Marku që shkaktoi shumë tension te Partizani.
Në këtë takim nuk kanë munguar as tifozët special pasi stadiumi "Air Albania" ishte tejmbushur. I pranishëm në stadium ishte ish-mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi, por edhe Besart Ibraimi, sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës.


Galeria fotografike ()
Poll