Në këto momente po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke (0-0), me takimin miqësor që zhvillohet në Pragë. Në Generali Ceska pojistovna Arena ka një numër të limituar tifozësh, teksa spikat një shqiptar.
Lojtari i 12-të kuqezi është kapur nga kamerat jo me flamurin Kombëtar, por me shallë, me simbole të Partizanit. Si duket, personi në fjalë, përveç se një fans i flaktë i të kuqve, bën tifo edhe për kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian, Eduardo Reja. Ky është 90 minutëshi i fundit i Shqipërisë, para kualifikueseve të Europianit, të programuara të luhen në shtator.

Poll