Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

FOTO/ Shqipëria fiton ndaj Islandës, reagon Edi RAMA

Shkruar nga NEWSPORT

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria ka fituar ndaj Islandës, me rezultatin 4-2 në "Elbasan Arena". Ky reagim i kuqezinjve ka "ngrohur" zemrat e tifozëve, të cilët mbetën disi të zhgënjyer nga ajo ndeshje e pak ditëve më parë me Francën, ku u mundën 4-1 nga Franca.

Pjesë e kësaj fitoreje është bërë edhe kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan vetëm një fjalë: "Shqiponjat". Ndërkohë, kujtojmë që paraditen e sotme, kryeministri ka qenë në "Elbasan Arena" për të mbështetur djemtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja.

Përsa i përket klasifikimit, Shqipëria renditet në vendin e 4 në Grupin H, me vetëm 9 pikë. Më vendin e 3 renditet Islanda me 12 pikë, kurse Franca dhe Turqia kanë nga 15 pikë dhe kryesojnë renditjen.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga