Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Francës. Takimi i nesërm do të inaugurojë stadiumin e ri "Air Albania" dhe të shumtë do të jenë personalitetet e ftuar në këtë takim. Nuk kishte si të mungonte "arkitekti" që bëri ëndrrën e miliona shqiptarëve realitet. Gianni De Biassi ka mbërritur në Tiranë tanimë, me ish trajnerin e kombëtares që nuk i ndahet kuqezinjve në asnjë ndeshje të rëndësishme .
Ka qenë moderatori i njohur Gerti Çarçani ai që ka postuar një foto me ish numrin një të stolit kuqezi, duke theksuar se ftesa për të do të jetë kurdoherë. "Gianni për stadiumin e ri. Do të ketë gjithmonë një biletë jete në Shqipëri. Erdhi mjeshti", ka mbyllur reagimin e tij moderatori. Kujtojmë se De Biassi ka qenë në krye të pankinës gjatë Europianit 2016, ku Shqipëria mori pjesë në fazën finale të grupeve.
