
Elis Bakaj ishte ndër më të mirë dje në miqësoren që Kukësi luajti ndaj Fenerbahçes, ku arriti të shënojë dhe një supergol, i cili u komentua gjatë nga të gjithë. Përveç gëzimi për shënimin e golit, Bakaj ka pasur dhe një tjetër gëzim.
Bashkëshortja e tij ka pasur ditëlindjen dhe sulmuesi nuk ka nguruar ta surprizojë me një urim të veçantë në llogarinë e tij në Instagram, dedikim të cilin e ka shoqëruar me foton e partneres së tij.
Ndërkohë nuk kanë munguar komentet të cilat përgëzonin Bakajn për golin dhe ditëlindjen e bashkëshortes së tij.
Ka qenë Eni Imami, shoku i skuadrës, i cili i ka kërkuar Bakajt ta qerasë për shkak se ka pasur shumë festa të cilat duhen festuar.
"Redbullat Elis, ke bo super gol dhe sebep ke, se mos thuash s'kam lekë", ka komentuar Imami te fotoja e postuar nga Elis Bakaj.
[gallery columns="1" size="full" ids="192488,192489"]