Skënderbeu ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri. Korçarët janë pjesë e Kategorisë së Parë, pasi nuk i mbijetuan Superiores sezonin e shkuar. Skuadra gjithashtu ka ndryshuar fytyrë, ku të paktën nga largimi i titullarëve, bardhekuqtë kanë fituar të ardhura.
Migen Memelli me stafin e tij do kenë detyrën e vështirë në vazhdim për të rikthyer Skënderbeun mes më të mirëve, teksa në vazhdim klubi paralajmëron afrimet e reja. Në këtë mënyrë do plotësohet grupi për të konkurruar më pas me emra si Dinamo dhe Flamurtari në Kategorinë e Parë.
“Ekipi ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Migen Memelli dhe stafit teknik.
Gjatë ditëve në vijim do prezantohen afrimet e reja të cilat do konsolidojnë grupin që do të përfaqësojë klubin sezonin e ri”, shkruan klubi i Skënderbeut në rrjetet sociale.

