Tashmë janë mbyllur dy fazat e para të Superiores, ku Kukësi është shpallur kampion dimri. Rivaliteti në fushën e blertë ka qenë mjaft i madh ndërmjet lojtarëve, ku duhet theksuar “lufta” ndërmjet Partizanit, Tiranës dhe Skënderbeut.
Megjithatë gjithçka duket që është lënë në fushën e blertë, pasi mbrëmë, lojtari i të kuqve, Krasniqi, lojtari bardheblu, Muzaka dhe mëngjërashi i Skënderbeut kanë festuar së bashku deri në orët e para të mëngjesit te “Folie” në kryeqytet. Gjithashtu me ta është bashkuar edhe ish-sulmuesi bardheblu, Mario Morina, aktualisht lojtar i Kamzës ku duken shumë të lumtur së bashku.