Jo të gjithë e kanë fatin të jenë të pranishëm në stadium, kur luhet finalja e Champions League. Dhjetra mijëra tifozë udhëtojnë dhe mbeten jashtë. Moderatorja e Tring, Eva Murati ka fatin të jetë pjesë e kësaj finale.
Në fotot e postuara para ndeshjes ajo duket mjaft e lumtur dhe e gatshme të raportojë nga “Stade de France”. Kujtojmë se sfida mes Liverpool dhe Real Madrid fillon në orën 21:00.
Los Blancos vijnë në këtë finale për të fituar Championsin e 14, ndërsa Liverpool të shtatin. Ndeshja pritet të dhurojë mjaft emocione me skuadrat që janë në formën e tyre më të mirë.



Galeria fotografike ()
Poll