Renato Malota ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook ku shfaqet me Edon Hasanin, dhe ish trajnerin e Kukësit, Klodian Duron. Qendërmbrojtësi i Partizanit rikthen edhe njëherë kohën kur tekniku Duro ishte në krye të verilindorëve.
Madje futbollisti lezhjan bëhet nostalgjik teksa shkruan: ” Kujtime të shkëlqyera”. Kujtojmë që në kohën kur Duro ishte trajner i Kukësit, verilindorët arritën të fitonin Kupën e Shqipërisë.